DIZAJNSHQIP

Studio

Kompania jonë hapat e para filloi në vitin 2006, përvoja dhe vullneti i stafit tonë na bëri që të jemi të dalluar në radhët e kompanive të tillë. Punët tona zhvillohen në nivelin e teknologjisë bashkëkohore, secili produkt i yni është i sigurt dhe i pathyeshëm në atë qëllim për të cilin hartohet.


Stafi ynë përbëhet prej anëtarëve cilësorë për punën e tyre.

Mentor Gashi  Programer, studion "Shkencat Kompjuterike" është absolvent, pritet të diplomoj në fundin e vitit 2010. Mentor Gashi ka 7 vjet përvojë pune dhe posedon aftësi të lartë në programim të web faqeve njeh gjuhët si PHP,HTML dhe CSS, gjithashtu dhe desktop programimin e njeh në nivel shume të lartë dhe njeh paketën Visual Studio e cila përfshin disa gjuhë programuese si C++,C# , Visual Basic etj., si dhe njeh mjaft mire gjuhët e databazave si  SQL dhe MySQL.


Meriton Gashi  Asistent, vazhdon shkollimin e tij në Sh.M. "Teknike" , ka përvojë pune 1 vjet, është i obliguar për strukturimin dhe programimin e bazave të të dhënave njeh këto gjuhë programuese për programimin e web faqeve: PHP, HTML, MYSQL.

Duke bashkuar tërë diturinë dhe përvojën tonë ne mund të ofrojmë web aplikacione dhe dizajne të avancuara, duke përdorur këto teknologji: PHP, MySQL, HTML, CSS, Ajax.

Copyright © 2010 - DIZAJNSHQIP Studio - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.